Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Holandezët përfundojnë “Shqiponjën e detit”, jahtin me vela më të madh në botë

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 17:40 | Teknologji

Kompania holandeze Royal Huisman ka përuruar jahtin me vela më të madh në botë. Bëhet fjalë për një mrekulli të teknologjisë dhe elegancës e gjatë 82 metra, pronë e miliarderit nga Taivani Samuel Yin.

Elementët më të përdorur janë alumini dhe druri, të ndërthurura me elementët e tjerë në fibër karboni, që e bën këtë një mjet tejet të lehtë.   

https://www.youtube.com/watch?v=iT9Sy_v3JD4

Në jaht ka 6 dhoma për miqtë, një suite për pronarët dhe dhomat për 13 pjesëtarët e ekuipazhit, pa llogaritur sallën e ndenjjes, kuzhinën dhe vendet për motorët e ujit.

Sea Eagle II do të jetë aktiv këtë verë, pas vendosjes së velave që do të jenë 60 metra të larta, si dhe trajnimit specifik të ekuipazhit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani