Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lobimi në SHBA, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 16:48 | Politikë
Lobimi në SHBA, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimin e nisur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria e kishte marrë nën hetim Bashën dhe dy zyrtarë të tjerë të PD, pasi sipas saj kishte gjetur elementë të veprave penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Prokuroria pretendonte se kishte një mospërputhje mes deklarimeve zyrtare të bëra nga PD dhe shpenzimeve reale.

Sipas prokurorisë së Tiranës, PD nuk ka deklaruar për KQZ dy pagesa prej 650 mijë dollarë në SHBA në vitin 2017, ku një prej pagesave është kryer nga shoqëria e huaj Biniatta Trade.

https://a2news.com/2020/01/13/pushohet-ceshtja-ndaj-bashes-balla-dosja-nuk-mbyllet-ketu-do-te-apelohet-ky-vendim-absurd/

Çështja penale që u përdor si kalë beteje nga qeveria kundër opozitës u pushua edhe për dy të bashkëpandehurit e Bashës, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi. Vendimi u dha nga gjyqtari Lazer Sallaku në përfundim të seancës paraprake, në të cilën Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokatët Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

Gjyqtari Sallaku u përball me dy qëndrime nga tre prokurorët e çështjes, ku prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kërkuan kalimin e dosjes në gjykim për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa prokurori Kolë Hysenaj, kthimin e dosjes për plotësim hetimesh.

Nga ana tjetër, avokatët e të pandehurve kërkuan pushimin çështjes, kërkesë që u pranua nga gjykata. Për avokatin Halimi, vendimi i gjykatës ishte një vendim drejtësie.

https://a2news.com/2020/01/13/gjykata-pushon-ceshtjen-ndaj-bashes-halimi-ishte-sajese-prokuroria-beri-gjueti-shtrigash/

Në seancë gjyqtari Sallaku lexoi para palëve vetëm dispozitivin e vendimit, duke i lënë palët në pritje të vendimit të arsyetuar për argumentet që bindën gjykatën në pushimin e çështjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani