Në një javë, 37 drejtues mjetesh të arrestuar në Tiranë – A2

Në një javë, 37 drejtues mjetesh të arrestuar në Tiranë

Gjatë javës që lamë pas janë vënë në pranga 37 drejtues mjetesh në kryeqytet, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Po ashtu, policia e kryeqytetit bën të ditur se janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e kryeqytetit, bën të ditur se gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor.