Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Quique Setien, kandidati kryesor për stolin e Barcelonës

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 19:21 | Futboll

Sipas gazetës sportive spanjolle AS, Enrique Setién Solar është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Ish-trajneri i Lugo, Las Palmas dhe Betis po negocion me drejtuesit e klubit katalanas për të zëvendësuar Ernesto Valverden.

Fakti që Mauricio Pochettino nuk ishte opsioni më i mirë për tifozët, ka bërë që drejtuesit të mendojnë për Quique Setien, i cili preferon lojën me shumë pasime, të njëjtën lojë që e ka bërë Barcelonën e dekadës së fundit shumë të suksesshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë