Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rita Ora, gati për projektin e radhës

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 10:59 | Showbiz

Rita Ora di të tërheqë maksimalisht vëmendjen kur është fjala për reklamimin e projekteve të saj muzikore.

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare është duke punuar shumë për projektin e saj të radhës muzikor dhe këtë e ka bërë vetë të ditur me anë të disa postimeve në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Megjithatë, ajo që ka marrë vëmendje më të mëdha ka qenë një foto e këngëtares, e cila duket e relaksuar pas një pune intensive për klipin e ri, ndërsa tregon edhe linjat e saj për t’u pasur zili.

“Pas tri fotosesioneve radhazi, më duhet të shkoj në shtëpi. Mezi pres që t’i shihni të gjitha. Tani duhet të bëj muzikë. Mezi pres që të bie në gjumë për të gjithë ju!”, ka shkruar Rita Ora.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu