Skandali serb, këngë për Kosovën pas fitores së Djokovic në Australi – A2

Skandali serb, këngë për Kosovën pas fitores së Djokovic në Australi

Skandal i serbëve, pas fitores në turneun ATP Cup të tenisit, të zhvilluar në Australi. Përfaqësuesja e tenisit, me në krye Novak Djokovic ka pozuar me tre gishta në foton e triumfit, si simbol i legjitimimit të masakrave të serbëve, ndërsa publikuan edhe video me këngë nacionaliste për Kosovën.

“Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithmonë e jona”, ishin disa nga pjesët e këngës, në videon e transmetuar direkt në rrjetet sociale. Skandali vazhdoi gjatë festës, edhe me një tjetër këngë të përdorur nga nazistët dhe nga militantët serbë në vitet ’90, gjatë masakrave në Bosnje.

Përfshirja e një sportisti të nivelit kaq të lartë, në thirrjet ultra nacionaliste, natyrisht që është një mënyrë provokimi, mbi të gjitha në situatën e tensionuar mes shteteve.