Bardhi: Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera

bardhi 600x338

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se “Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera” dhe shtoi se “vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim”.

“Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë. Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera; Vendimet për Reformën Zgjedhore do të merren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim; Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike”, thekson Bardhi.

Sipas tij, “përfaqësimi në tryezën e Reformës Zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS-së”.

“Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e Reformës Zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shtoi Bardhi.