Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gemma dhe Sol, dy nëna të ndara nga një xham

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 18:00 | Kapur në kamera
Gemma dhe Sol, dy nëna të ndara nga një xham

Specie të ndryshme, por me të njëjtën dhembshuri për një krijesë të re. Rrjetet sociale kanë shpërndarë një video vërtet prekëse mbi takimin e një mamaje të re, anglezes Gemma Copeland, dhe një orangutang femër me emër Sol që ndodhej në kopshtin zoologjik të Vjenës.    

Mamaja 30-vjeçare kishte pranë djalin e saj Jasper, vetëm 15 muajsh, i cili i uritur filloi t’i kërkonte së ëmës të pinte.  Gemma u ul pranë xhamit që e ndante nga Sol, dhe kjo e fundit u afrua pranë saj, thuajse për ta mbrojtur në atë moment intim.

https://www.youtube.com/watch?v=vrASFord6fI

Vetëm më vonë turistja mësoi nga stafi i kopshtit zoologjik  të Schoenbrunn që pak kohë më parë Sol kishte lindur një këlysh, që kishte vdekur pak kohë më vonë.  

“Një ndjesi e pabesueshme, ai moment na bashkoi në një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë”, deklaroi anglezja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani