Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gropa “përpin” autobusin në mes të qytetit

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 10:40 | Bota

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur pasi një gropë gjigante e hapur papritur në mes të rrugës “përpiu” një autobus dhe dhjetëra kalimtarë. Incidenti i rëndë u regjistrua një ditë më parë pranë një spitali në Xining, në provincën Qinghai.

Disa momente pasi autobusi ra në gropën e madhe u regjistrua dhe një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë ardhur nga rrjet i gazit.  Sipas mediave vendase, gropa që u hap në mes të rrugës kishte një diametër prej 10 metrash.

Hapja e këtyre gropave në Kinë është një fenomen që po përsëritet shpesh dhe për këtë fajësohen punimet e dobëta në rrugë dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani