Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet ish-anëtari i bandës së Durrësit

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 15:48 | Kronikë
Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet

Gjykata e Krujës ka liruar nga qelia Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit.

Dokle ishte i dënuar përjetë nga Krimet e Rënda  për akuzat në lidhje me bandën dhe një dënim të mëvonshëm me 16 vjet për "trafik narkotikësh".

Në gusht të vitit të kaluar, Dokle ishte pjesë e një grupi të burgosurish në burgun e Fushë-Krujës që i bënë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për të mos ndryshuar klasifikimin e burgut nga i sigurisë së lartë, në atë të zakonshme, pasi kjo do të sillte transferimin e tyre larg familjeve, në Peqin, ose Korçë.

Pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, ka reaguar Prokuroria e Krujës, e cila kundërshton vendimin.

https://a2news.com/2020/01/14/lirimi-i-anetarit-te-bandes-se-durresit-prokuroria-e-krujes-kemi-kerkuar-perjashtimin-e-gjyqtares-do-ta-ankimojme-vendimin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani