Kupa e Italisë, Insigne dërgon në çerekfinale Napolin – A2

Kupa e Italisë, Insigne dërgon në çerekfinale Napolin

Napoli është kthyer te fitorja dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti me rezultatin 2-0 Perugian, në ndeshjen e luajtur në “San Paolo”. Golat e vetëm të ndeshjes u shënuan nga kapiteni Lorenzo Insigne, në të dy rastet me 11-metërsh.

Me këtë fitore, Napoli siguron kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.