Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit, Prokuroria e Krujës: Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares, do ta ankimojmë vendimin – A2

Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit, Prokuroria e Krujës: Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares, do ta ankimojmë vendimin

Pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, ka reaguar Prokuroria e Krujës, e cila kundërshton vendimin.

Prokuroria thotë se gjatë procesit ka mbajtur qëndrim të plotë për rrëzimin e kërkesës, “me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma”.

Gjithashtu, Prokuroria thotë se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. “Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet procedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do t’i parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.