Marrëveshja me opozitën për reformën zgjedhore, Rama: Duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut

edi rama 1100x620

Kryeministri Rama ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje ditën e sotme mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me reformën zgjedhore.

“Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama në Twitter”.