Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, BE: Arritje për rikthimin e stabilitetit

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 14:49 | Politikë
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, BE: Arritje për

Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për rrugën drejt një kompromisi për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

“Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi ecjen përpara me një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të ??në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në reagimin e BE.

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë, që do të miratohet nga parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane”.

Edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri “mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore”.

“E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, lexohet në komunikatën e OSBE-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë