Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, burime nga PS: Bëhet vetëm në Parlament

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 13:41 | Politikë
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, burime nga PS: Bëhet

Përfaqësues të opozitës jashtë Parlamentit u takuan këtë të martë me bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, pasi më parë opozita jashtë Parlamentit vendosi 3 kërkesa për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Kërkesa e opozitës jashtë Parlamentit ishte hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive dhe miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

https://a2news.com/2020/01/14/marreveshja-per-reformen-zgjedhore-opozita-mandaton-negociatoret/

Por burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur për A2 se mes palëve është rënë parimisht dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe se nuk do të ketë shkrirje të komisionit të posaçëm për të ngritur një tjetër ku të ketë përfaqësues të PD dhe ndërkombëtarë nuk mund të bëhet.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë takimit të sotëm do të diskutohet vetëm për depolitizimin. “Çështja e financimit të partive politike dhe sistemi zgjedhor nuk janë pjesë e dakordësisë në mbledhjen e sotme”, thonë burimet pranë PS për A2.

https://a2news.com/video/reforma-zgjedhore-2-vite-ne-pritje-te-ndryshimit-te-kodit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2videos&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Dita jonë