Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, politika ulet në tryezë, Basha: Procesi zvarritet prej 4 muajsh

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 12:52 | Politikë

Opozita ka vendosur të mandatojë Oerd Bylykbashin nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasilin nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të dakordësuar me Partinë Socialiste përfundimin e Reformës Zgjedhore. Të dy përfaqësuesit e opozitës parlamentare u takuan me Damian Gjiknurin nga Partia Socialiste dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare, për të diskutuar në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore.

Pasi bëri publik emrat e dy negociatorëve nga ana e opozitës jashtë Parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi. “Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga ana e Partisë Socialiste”, tha Basha. “Sot, opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen dhe përfundimin e reformës zgjedhore dhe mandaton zotin Bylykbashi dhe Vasili për të dakordësuar mekanizimin për ecjen përpara”.

https://a2news.com/video/reforma-zgjedhore-2-vite-ne-pritje-te-ndryshimit-te-kodit/

Basha shtoi se pikat kyçe të propozimit të opozitës janë 3

  1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
  2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
  3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Basha tha se përfundimi i reformës zgjedhore, një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu gjerman, duhet përfunduar sa më parë. “Ajo i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kyçe për zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh kryedemokrati.

Basha falënderoi përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë në këtë drejtim dhe i bëri thirrje palës tjetër që të mos vonojë për uljen në një tryezë të përbashkët jashtë parlamentare.

https://a2news.com/video/reforma-zgjedhore-thurja-ne-kuvend-kerkon-ndryshim-sistemi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë