“Mertens te Interi, e kryer” – A2

“Mertens te Interi, e kryer”

Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Për transferimin e lojtarit po flitet prej kohësh, pasi interesi për të ka qenë mjaft i lartë edhe pse është në moshën 32-vjeçare.

West Ham ishte një nga skuadrat që ka shfaqur më shumë interes për belgun, por gjatë emisionit “Tiki Taka” gazetarët Carlo Pellegatti dhe Raffaele Auriemma kanë zbuluar se lojtari e ka refuzuar këtë transferim.

Ata janë shprehur se lojtari do të transferohet te Interi në merkaton e verës dhe këtë e quajnë diçka të mbyll pa dhënë më shumë detaje.

Edhe pse shpesh ka bërë diferencën me golat e tij me skuadrën e Napolit, thuajse asnjëherë belgu Mertens nuk ka qenë një titullar fiks te kjo skuadrën e tashmë synon ta vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër.