Opozita në tryezë me mazhorancën, Topalli: Gjykata pushoi çështjen, palët sërish në krahët e njëri-tjetrit – A2

Opozita në tryezë me mazhorancën, Topalli: Gjykata pushoi çështjen, palët sërish në krahët e njëri-tjetrit

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” mbi takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore.

Topalli, e cila njihet si një zë kundër ndaj kreut demokrat Basha, shkruan se pasi gjykata pushoi çështjen, palët rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Një ditë më parë, Gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës në lidhje me lobimin rus, ndërsa këtë të martë përfaqësues të opozitë jashtë parlamentare u takuan me bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi. Në një status në “Facebook”, ai ironizon opozitës, e cila kërkesë kryesore gjatë këtyre muajve ka pasur dorëheqjen e Kryeministrit Rama.

“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes mazhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur”, mbyllet postimi i Patozit.