Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pasojat e tërmetit në Tiranë, Hipoteka në periferi, pallate të tjera cilësohen të pabanueshme

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 16:43 | Aktualitet

Përpos dëmtimeve të rënda, tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë edhe pasoja që po i japin efektet në ditët e sotme. Një prej tyre është Hipoteka, godina e së cilës është dëmtuar dhe tashmë ky institucion është zhvendosur në periferi të Tiranës, afër Rinasit, aty ku po transferohen edhe mijëra dosje si dhe pjesa më e madhe e stafit.

 Megjithatë, qytetarët po i marrin shërbime tek zyrat e ADIS-ës, aty ky kanë qenë zyrat e vjetra të Hipotekës.

Krisjet tek godina e Hipotekës

Janë spostuar specialistet për arsye se do të bëhet rikonstruksioni i godinës”, thotë Gjergji Begaj, specialist për pasuritë e paluajtshme në Hipotekë, i cili shton se “ qytetarët të hapin një email dhe të aplikojnë në portalin tonë për shërbimin për të cilin kanë nevojë”.

Një tjetër problematikë haset tek ky pallat në Tiranë, në zonën e “Brrylit”. Ndonëse kanë kaluar disa javë nga tërmeti i madh, Instituti i Ndërtimit i ka vendosur pullën që dëshmon pabanueshmërinë vetëm ditën  e djeshme.  

Gjendja e pallatit tek "Brryli"

Akt-konstatimi që e nxjerr pallatin të pabanueshëm mban datën 20 dhjetor 2019 dhe deri më sot banorët kanë jetuar këtu. Specialistët këshillojnë për aplikim për bonus qiraje, deri në një ekspertizë tjetër, më të detajuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani