Temperatura “normale” e njeriut? Po ulet gjithmonë e më shumë, 0.6 gradë në dy shekuj – A2

Temperatura “normale” e njeriut? Po ulet gjithmonë e më shumë, 0.6 gradë në dy shekuj

Janë shumë debatet mbi çfarë gjykojmë në përgjithësi si temperature trupore normale, dhe kur fillojmë të marrim masa.  Shumë prej nesh, fillojnë e shqetësohen, dhe marrin ilaçe që e ulin atë, sapo niveli i merkurit në termometër (për modelet e vjetra) dhe në ekran ( për ato moderne), kalon 37 gradët.

Dhe në të vërtetë  temperatura normale sot matet në një hapësirë midis 36.5 dhe 37 gradë. Por jo gjithmonë ka qenë kështu.  

Një studim i universitetit prestigjioz amerikan Stanford i botuar së fundmi në revistën Life ka analizuar të dhënat  e temperaturës nga viti 1862 deri më sot, për një total që arrin deri në 700 mijë matje.

Sipas studimit temperatura në meshkujt ka rënë dhe jo pak në këto dy shekujt e fundit. Sipas tyre, rënia përllogaritet në rreth 0.59 gradë nga 1862 në kohët tona, ndërkohë që rënia për gratë është më modeste, diku tek 0.32 gradë.

Sipas autorëve të studimit, “ fizikisht jemi të ndryshëm nga më parë. Ambienti ka ndryshuar, temperatura e shtëpive po ashtu, por edhe sasia dhe tipologjia e mikroorganizmave që na rrethojnë dhe ushqimi që konsumojmë”.