Ujdia bërthamore me Iranin, aktivizohet mekanizmi i mosmarrëveshjes

irani berthamori mb frame 0 1100x620

Fuqitë europiane aktivizuan mekanizmin e mosmarrëveshjes brenda ujdise bërthamore me Iranin, pasi Republika Islamike bëri një tjetër hap prapa nga angazhimet e marra përsipër.

Mekanizmi i mosmarrëveshjes mund të çojë tani në sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit. Ky i fundit ka pezulluar të gjitha kufizimet ndaj prodhimit të uraniumit të pasuruar, që mund të përdoret për ndërtimin e armëve bërthamore.

Teherani e cilëson këtë si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, por për Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, justifikimi është i papranueshëm.

Në një deklaratë të përbashkët ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë ritheksuan keqardhjen për vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga ujdia bërthamore dhe qëllimin e tyre për ta shpëtuar marrëveshjen.