Vlorë, shkolla “Avni Rustemi” pa ngrohje dhe me infrastrukturë të rrënuar – A2

Vlorë, shkolla “Avni Rustemi” pa ngrohje dhe me infrastrukturë të rrënuar

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Vlorës paraqet disa problematika në mbarëvajtjen e procesit mësimor, sidomos për fëmijët e arsimit fillor.

Ngrohja dhe insfrastruktura e dëmtuar janë dy problematikat që hasen sapo futesh në ambientet e kësaj shkolle. Nxënësit shprehen se herë pas here kanë ftohtë pasi pajisjet nuk mund të ngrohin të gjithë klasën dhe shpeshherë rrjeti elektrik nuk mban ngarkesën.

Ndërsa dielli duket si burimi kryesor për ngrohjen në këto ditë janari. Këtë situatë e pranon edhe drejtoresha e shkollës, Ada Nika.

Gjithashtu, godina e kësaj shkolle në një pjesë të saj ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe stafi i mësueve dhe prindërit e nxënësve presin investimet e bashkisë për të përmirësuar situatën.