Aksidenti i frikshëm i Alonsos në Dakar

Momente frike, por fatmirësisht pa pasoja për Fernando Alonson dhe për ndihmës-pilotin e tij po aq të famshëm, Mark Koma.

Mjeti i drejtuar nga ish-piloti i Formula 1, pësoi një aksident spektakolar, kur spanjolli tentoi të kalonte me shpejtësi të madhe një dunë rëre gjatë Rally Dakar.

Makina Toyota u rrotullua dy herë, e megjithatë pamjet shqetësuese, të dy spanjollët nuk pësuan asnjë lëndim.

Madje, në harkun e pak sekondave, ata u nisën sërish për të përshkuar itinerarin e përcaktuar. Fatkeqësisht, aksidenti ndodhi në fazat e para të garës, duke e komplikuar konkurrimin e tyre, me Alonson që e sheh veten jashtë dhjetë vendeve të para.

Carlos Sainz fitoi etapën e ndërprerë nga moti i keq dhe hipotekoi titullin kampion.