Aventura spektakolare, fluturim mes “portës së parajsës” – A2

Aventura spektakolare, fluturim mes “portës së parajsës”

Dy të apasionuar pas sporteve ekstreme fluturuan mes për mes “Portës së Parajsës” në Kinë, duke shfrytëzuar vetëm “jetpack” që mbanin në shpinë. Francezët Fred Fugën dhe Vins Refet u hodhën nga helikopteri në Provincën e Hunan-it, përpara se të fluturonin me ndihmën e krahëve të karbonit.

Aventura ishte spektakolare për njerëzit, të cilët nuk e humbën rastin të regjistronin fluturimin fantastik mes për mes “Portës së Parajsës”, por mbi të gjitha për dy protagonistët. Pajisjet e fluturimit të përdorura, që janë një vizion i së ardhmes dhe mënyrës sesi njerëzit mund të përdorin mjete të reja transporti personal, mund të arrijë shpejtësinë deri në 400 km/h.