Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Avioni derdh karburantin mbi Los Angeles, 60 të lënduar

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 08:58 | Bota

Të paktën 60 persona, mes të cilëve mbi 20 fëmijë kanë mbetur të lënduar lehtë pasi një avion me probleme mekanike u detyrua të shkarkonte një pjesë të karburantit të tij mbi një zonë të populluar në Los Angeles.

Të gjithë të lënduar nuk kanë pasoja serioze dhe pjesa më e madhe raportohet të kenë pasur irritime në sy. Pjesa më e madhe e fëmijëve që u lënduan nga ky incident po qëndronin në një kamp lojërash në një shkollë fillore.

Avioni ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Shanghain. Ai u detyrua të kthehej në aeroport pas incidentit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar mes pasagjerëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani