Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basket meshkuj, Vllaznia pëson humbjen e pestë në Ligën Ballkanike

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 13:34 | Sporte të tjera
Basket meshkuj, Vllaznia pëson humbjen e pestë në Ligën

Vllaznia në basketboll për meshkuj e nisi me humbje vitin 2020, me Pejën që i prishi debutimin trajnerit Darko Vujaçiç.

Kuqeblutë u thyen me rezultatin 91-87 në Ligën Ballkanike, edhe pse e mbyllën në avantazh periodën e parë të sfidës. Me këtë disfatë, shkodranët zbresin në vendin e fundit në grup.

Kjo ishte humbja e tretë me radhë dhe e pesta në përfaqësimin ndërkombëtar për Vllazninë, që në këtë edicion të Ligës Ballkanike ka regjistruar vetëm një fitore.

Sfida e radhës për kuqeblutë është ajo e 23 janarit, ku do të luajnë në transfertë përballë Rahovecit, një tjetër skuadre nga liga e basketbollit në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani