Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dorëhiqet e gjithë qeveria ruse, Putin sinjalizon ndryshime kushtetuese

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 15:58 | Bota
Dorëhiqet e gjithë qeveria ruse, Putin sinjalizon ndryshime

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen të mërkurën, pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin pasuesit të tij.

Putin falënderoi pjesëtarët e qeverisë për punën që kishin bërë por shtoi se jo gjithçka kishte shkuar ashtu si duhet. Ai deklaroi se së shpejti do të takohej me secilin prej pjesëtarëve të kabinetit. Dorëheqja në masë erdhi pasi Putin propozoi ndryshime kushtetuese që do të transferonin disa nga fuqitë e Presidentit drejt Kryeministrit dhe Parlamentit, një sinjal që ai synon të qëndrojë në pushtet edhe pas vitit 2024, kur i mbaron mandati presidencial.

https://a2news.com/2019/12/20/president-apo-car-i-perjetshem-putin-kushtetuta-mund-te-ndryshohet/

Në vitin 2008, Putin bëri një rokadë me Medvedev, duke u bërë Kryeministër dhe duke e bërë atë President të Rusisë. Në një fjalim para kombit të mërkurën, Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese sipas të cilave Kryeministrin nuk e zgjedh më Presidenti, por Parlamenti.

Sipas ligjeve në fuqi, edhe pse Presidenti i Rusisë duhet të sigurojë miratimin e dhomës së ulët të Parlamentit për të emëruar kreun e Qeverisë është në të drejtën e tij të emërojë më pas të gjithë ministrat dhe zëvendësit.

https://a2news.com/video/20-vite-ne-pushtet-karriera-politike-e-carit-putin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani