Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hapja e negociatave, Von der Leyen: BE të mbajë premtimin

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 10:17 | Politikë
Hapja e negociatave, Von der Leyen: BE të mbajë premtimin

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë kryer pjesën e tyre të detyrimeve dhe tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin, deklaroi presidentja e Komisionit Eropian Ursula Von der Leyen në Parlamentin Europian.

Sipas saj, muajt e ardhshëm janë vendimtarë. "Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit, nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t'i kryejmë detyrat tona, tani", ishin fjalët e Von der Leyen.

Në tetor të vitit të kaluar, liderët e shteteve të Bashkimit Europian vendosën që të mos merrnin një vendim mbi hapjen e negociatave me dy vendet, por ta shtynin për vitin 2020, mundësisht para mbajtjes së samitit të Zagrebit në maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë