LDK refuzon ofertën e Vetëvendosje, Mustafa: Do të zhvillojmë një takim të fundit

LDK OFERTA frame 551 1100x620

Kreu i LDK-se Isa Mustafa refuzoi ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe këmbëngul tek kërkesa për 5 ministri, për kreun e parlamentit dhe t’i qëndrohet zotimit për presidentin.

Mustafa tha se me Vetëvendosjen do të zhvillojnë edhe një tjetër takim, që sipas tij do të jetë i fundit me Albin Kurtin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje.