Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Miqësoret në Turqi, thyhen Partizani e Tirana. Kukësi, i pamposhtur

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 17:58 | Futboll
Miqësoret në Turqi, thyhen Partizani e Tirana. Kukësi, i

Partizani, Tirana dhe Kukësi kanë zhvilluar testet e fundit gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.

Pas humbjes ndaj Trabzonsporit, kampionët në fuqi u mposhtën edhe nga Budapest Honved me rezultatin 2-0. Përballë rivalëve nga Hungaria, Partizani u dorëzua me nga një gol të shënuar në secilën pjesë të lojës.

Edhe Tirana u thye nga polakët e Korona Kielce, pavarësisht se shënuan me Torasën prej minutave të para të lojës.

E vetmja skuadër që i ka mbyllur pa humbje miqësoret në Turqi është Kukësi. Veri-lindorët barazuan 0-0 me rumunët e Politeknika Iashi, ndërsa më parë kishin barazuar ndaj turqve të Malatiaspor.

Miqësore e rëndësishme u luajt edhe në Durrës, aty ku Skënderbeu fitoi 4-1 përballë Teutës, me Dejvi Bregun që shkëlqeu me dy gola të shënuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë