Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një virus misterioz po përhapet nga një treg peshku në Azi, ende të panjohura shkaqet

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 20:15 | Bota

Rritet preokupimi në Kinë për përhapjen e një virusi tërësisht të panjohur, por i ngjashëm me famëkeqin SARS të dekadës së mëparshme.

Virusi, që prek rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar probleme të shumta në veshka dhe mëlçi me pasoja edhe vdekjeprurëse është sinjalizuar disa javë më parë në qytetin e Wuhan, ndoshta në një treg peshku ku blihen specie të rralla, madje edhe gjarpërinj.  

Ndërkohë që mjekët e organizatës Botërore të Shëndetësisë ende nuk e dinë nëse virusi shpërndahet vetëm nga kafshët apo edhe nga njeriu, për herë të parë një rast është sinjalizuar jashtë kufijve të Kinës. Bëhet fjalë për një turiste kineze në Tajlandë.

Tregu i Wuhan, ndoshta burimi fillestar i virusit misterioz

Shkencëtarët nuk mohojnë një farë frike që nëse virusi shpërndahet nga njeriu në njeri, së shpejti ai mund të shndërrohet në një pandemi globale.

https://a2news.com/2019/09/18/paralajmerimi-i-obsh-bota-rrezikohet-nga-pandemi-vdekjeprurese/

Testi i parë do të jetë pikërisht në këtë muaj, që përkon me vitin e ri kinez. Dhjetëra milionë kinezë udhëtojnë këto ditë për t’ u kthyer në familjet e origjinës, madje të shumtë janë edhe kinezët që kthehen nga vende të ndryshme të botës, duke mbartur riskun e një përhapje të shpejtë dhe me pasoja të rënda.  

Lajmi i mirë vjen nga autoritetet kineze, që në këtë rast duken shumë herë më transparente me autoritetet shëndetësore botërore sesa në rastin e përhapjes së virusit SARS në 2002, që fillimisht u mohua nga Pekini zyrtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë