Pamje dramatike nga Filipinet, kuajt dhe lopët nën hirin e vullkanit – A2

Pamje dramatike nga Filipinet, kuajt dhe lopët nën hirin e vullkanit

Pamjet e kafshëve nën hirin e vullkanit Taal në Filipine kanë bërë xhiron e botës. Pas shpërthimit të së dielës, ku hiri u ngrit deri në 15 km lartësi, ai “pushtoi” zonat e banuara rreth tij. Trupat e kuajve dhe lopëve të mbuluara nga hiri u xhiruan nga banorët e guximshëm që nuk pranuan të largohen nga shtëpitë e tyre buzë liqenit ku ndodhet vullkanit.

Duke shpërfillur paralajmërimin e autoriteteve, një pjesë e tyre u rikthyen për të shpëtuar kafshët, mes tyre edhe derra dhe zogj të ndryshëm. Vullkani rrezikon të nxjerrë llavë në ditët në vazhdim prandaj specialistët e Institutit të Vullkaneve dhe Sizmologjisë thanë se të gjithë duhet të qëndrojnë në gatishmëri.