Sheh për herë të parë idhullin e tij, tifozi i vogël qan me dënesë nga gëzimi – A2

Sheh për herë të parë idhullin e tij, tifozi i vogël qan me dënesë nga gëzimi

Një tifoz i vogël basketbolli është xhiruar nga prindërit në momentin kur shikon për herë të parë nga afër idhullin e tij, LeBron James.

13-vjeçari Liam Burgin shihet duke qarë me dënesë pasi shikon në parket yllin e Los Angeles Lakers, gjatë ndeshjes kundër Denver Nuggets.

Tifozi i vogël ndjek shumë basketboll dhe ka vite që mban shënim statistikat e LeBron James, por kurrë nuk kishte pasur mundësinë që ta shikonte në arenë.