Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëri-Greqi, drejt përmbylljes marrëveshja për njohjen reciproke të patentave

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 22:16 | Aktualitet
Shqipëri-Greqi, drejt përmbylljes marrëveshja për njohjen

Mekanizmi i cili përbën dhe angazhimin diplomatik dypalësh më të gjatë dhe intensiv po sjell drejt përmbylljes edhe të ratifikimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave/lejeve të drejtimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke.

Një proces ky i nisur që në 18.12.2012, por i nënshkruar në 11 maj 2018 në Ministerialin e Sunios mes dy ish-ministrave Bushati-Kotzias dhe që sot është miratuar në Komisionin e Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek.

Pas marrëveshjes për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit të realizuar në maj 2014, në 27 shkurt 2018 Republika Greke depozitoi në Hagë heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile nga ana e Shqipërisë për dokumentet që lëshoheshin nga autoritetet shqiptare për përdorim në Greqi.

Tashmë përmbyllja e ratifikimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të patentave do të shënonte një tjetër arritje dypalëshe nga shporta e çështjeve të së tashmes mes dy vendeve tona si dhe një lehtësi të jashtëzakonshme për komuntetin tonë në Greqi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu