Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U-17/ Turneu miqësor, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 18:53 | Futboll
U-17/ Turneu miqësor, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Maqedonisë së

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, e ka filluar me fitore turneun e përvitshëm miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup” në Turqi. Kuqezinjtë kanë mposhtur 1-0 Maqedoninë e Veriut.

Kjo është ndeshja e parë në këtë turne për vendin tonë, ku golin e fitores e ka realizuar kapiteni i kësaj kombëtare, sulmuesi i talentuar Melsi Cereni, pas një aksioni të bukur në zonë në minutën e 80.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të zhvillohet ndaj Ukrainës, në datën 17 janar.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni, Halili, Çela, Stafa, Pano, Beluli, Neziri, Bajraktari, Çereni, Deda, Blakqori. U aktivizuan: Selimi, Kacanolli, Kote, Miftari dhe Tahiri.

Sfida e fundit për grupin B, ku bëjmë pjesë në turneun që po organizohet në Altinordu të Turqisë, do të zhvillohet në datën 19 janar nda Koresë së Jugut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë