UEFA publikon skuadrën më të mirë të vitit

UEFA ka publikuar skuadrën më të mirë të vitit 2019, ku Liverpool është ekipi dominues, me plot 5 lojtarë në këtë formacion.

Ekipi më i mirë është votuar nga përdoruesit e internetit në uefa.com.

UEFA ka nisur të publikojë formacionin e vitit të votuar nga tifozët që në vitin 2001. Cristiano është futbollisti që ka qenë më shumë herë në këtë formacion (15), i ndjekur nga Messi me 12 paraqitje.