Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Dëboi diplomatët iranianë, Departamenti i Shtetit lavdëron vendimin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 23:26 | Aktualitet
Dëboi diplomatët iranianë, Departamenti i Shtetit lavdëron

Departamenti i Shtetit amerikan me anë të një postimi në rrjetet sociale të zëdhënëses së saj Morgan Ortagus ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë, zyrtarisht për “mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.  

https://twitter.com/statedeptspox/status/1217910120836935685

Në postimin e saj, Ortagus deklaron se Shtetet e Bashkuara “ lavdërojnë Shqipërinë për vendimin e saj për të dëbuar të ashtuquajturit diplomatë iranianë”.

https://a2news.com/2020/01/16/debimi-i-diplomateve-iraniane-sinjal-i-forte-se-dicka-ekstreme-po-gatuhej/

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit vijoi duke cilësuar se “regjimi iranian vazhdon të përdorë godinat e tij diplomatike në Europë dhe jo vetëm si mbulim për përgatitjen e sulmeve terroriste, duke kërcënuar dhe spiunuar iranianet që banojnë jashtë vendit të tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani