Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hetimet për tërmetin, ndërtuesit arratisen, lënë banorët pa shtëpi

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 16:22 | Aktualitet
Hetimet për tërmetin, ndërtuesit arratisen, lënë

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në liqenin e thatë është i braktisur. Bashkia Tiranë ka vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm. Por banorët thonë se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet në të, ndërsa ndërtuesi nuk u hap as telefonin.

Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara.

Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim prej atyre që do të provohet se janë përgjegjës për ndërtimet e dobëta që kanë blerë përkundrejt shumave të kripura të banesave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli