Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kur arbitri përveç kartonëve ka dhe pistoletë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 10:39 | Futboll
Kur arbitri përveç kartonëve ka dhe pistoletë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një ndeshje amatore futbolli në Meksikë, ku tifozë të irrituar kaluan rrethimin dhe tentuan të hyjnë në fushën e lojës. Situata po shkonte drejt përkeqësimit dhe pikërisht në atë moment ndërhyn arbitri.

Me një qetësi natyrale, drejtuesi i garës nxjerr një pistoletë nga tutat dhe iu drejtohet tifozëve që të largohen prej aty. Pasi arriti qëllimin dhe i ktheu tifozët në vendet e tyre, arbitri futi pistoletën në brez dhe rifilloi lojën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Sipas mediave lokale arbitri quhej Gabriel Murta Barbosa Maciel dhe përveçse anëtar i Federatës së Futbollit ishte dhe polic profesionist.  Por, ky nuk është rasti i parë që gjyqtari në fjalë nxjerr armën në një ndeshje futbolli. Sipas raportimeve Gabriel Murta Barbosa Maciel e ka nxjerrë pistoletën në fushë dhe gjatë një ndeshje tjetër në vitin 2015.

https://youtu.be/LKR4XDTvxJ4

A2 CNN Livestream

Dita jonë