Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbeti në mes të detit, italianët shpëtojnë peshkatarin nga Vlora

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 13:14 | Aktualitet

Autoritetet italiane arritën t’i shpëtonin jetën një peshkatari shqiptar që kërkonte ndihmë, pasi ndodhej në kanalin e Otrantos. Siç bëjnë me dije mediat italiane, ai ishte larguar nga bregdeti i Vlorës, me varkën e tij 5 metra të gjatë.

Por duket se peshkimi, jo vetëm që nuk eci mbarë për 50-vjeçarin, por ai rrezikonte seriozisht jetën dhe i ndodhur në këto kushte, në mes të detit, ai lajmëroi komandën e përgjithshme të autoritetit portual.

Drejtoria Detare e Barit dhe një aeroplan patrulluan zonën, duke mundësuar gjetjen e peshkatarit shqiptar. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por në momentet e para dukej i frikësuar dhe me simptoma të dukshme hipotermie si dhe ankohej për dhimbje të forta në bark.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani