Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Merkato kuqezi, orë vendimtare për Kumbullën dhe Manajn

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 13:35 | Futboll
Merkato kuqezi, orë vendimtare për Kumbullën dhe Manajn

Merkato e janarit është përqendruar te dy talentë shqiptarë. Marash Kumbulla dhe Rey Manaj presin vetëm të formalizojnë aventurat e reja.

Interi është në të ardhmen e Marash Kumbullës. Pavarësisht interesit nga shumë klube të mëdha nga Italia, Anglia e Gjermania, mbrojtësi shqiptar duket i destinuar të veshë fanellën zikaltër.

Menaxherët e 19-vjeçarit u paraqitën në zyrat e Interit për të përcaktuar detajet e marrëveshjes. Kumbulla është një prej objektivave për mbrojtjen e zikaltërve për sezonin e ardhshëm. Sipas specialistëve të merkatos në Itali, Inter e ka prenotuar talentin kuqezi për muajin qershor duke qenë në avantazh ndaj rivalëve si Napoli, Fiorentina, Manchester United, Everton apo Borussia Dortmund.

Në Spanjë, transferimi i Rey Manajt te Barcelona B duket fakt i kryer. Katalanasit kanë gjetur akordin me Albaceten dhe do të paguajnë 3 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar. 22-vjeçari pritej të zyrtarizohej me skuadrën e dytë “blaugrana”, por kjo nuk ka ndodhur.

Mediat iberike zbuluan edhe arsyet, duke theksuar se gjatë vizitave mjekësore, Manaj ka shfaqur probleme me veshët. Megjithatë, gazeta “AS” nënvizon se prezantimi i sulmuesit me skuadrën e re do të bëhet në fund të kësaj jave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë