Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta komenton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Shpresoj të jetë fillimi i vendosjes së dialogut

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 11:37 | Politikë
Meta komenton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Shpresoj

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ngritjen e këshillit politik i cili do të dakordësojë të gjitha palët në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në një intervistë televizive në “Rubikon”, Meta tha se shpreson që të gjithë të kenë kuptuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për të humbur kohë.

“Pa asnjë diskutim që viti që kaloi ishte me shumë zhgënjime, të paktën për Shqipërinë, por sidoqoftë nuk mund të themi se ishte një vit i humbur. Në rast se dëshirojmë të mësojmë nga gabimet dhe unë shpresoj se të gjithë ta kenë kuptuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për vite të humbura”, tha Meta.

“Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë