Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Basha: Perversitet antikombëtar

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 14:06 | Politikë
Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Basha: Perversitet antikombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar mbi padinë që sipas disa mediave kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka depozituar në Gjykatën e Prishtinës kundër Ramush Haradinajt. 

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës”, shkruan Basha në Facebook.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”.

Më herët, Haradinaj njoftoi se po merr masa ligjore kundër padisë, ndërsa ka thënë se është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani