Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Precedenti, avokati: Kajmaku nuk dorëzohet me këtë hetim antiligjor

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 19:50 | Kronikë
Precedenti, avokati: Kajmaku nuk dorëzohet me këtë hetim

Agim Kajmaku, ish kryetrari i bashkisë Vorë, i shpallur në kërkim prej më shumë se dy muajsh, ndodhet në Shqipëri. Avokati i zgjedhur prej tij, Isuf Shehu, pranon se klienti i tij nuk është larguar nga territori i vendit.

Për Shehun, “zoti Kajmaku nuk ka shenja nga TIMS që ka lënë vendin. Edhe unë po të isha këtë do të bëja. Si mund t’i përgjigjet Kajmaku një kërkese për t’u përballur me drejtësinë, kur nuk kemi të  të bëjmë me shkelje të rëndomta të karakterit procedural?”.

Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor 2019, ndërsa pasditen e së enjtes ai u morr zyrtarisht i pandehur nga prokuroria, për 3 akuza që parashikojnë dënimin e tij deri në 4 vite burgim.

“Si mund të komunikohet një akuzë ku realisht nuk kemi një përgjigje nga autoritetet greke, si mundet prokuroria e përgjithshme t’ i adresohet autoriteteve të huaja pa patur një çështje penale. Çështje të tjera të ngjashme me zotin Kajmaku në dijeninë time janë pushuar”, thotë ai.

Isufaj pranon të vetmin faj të klientit të tij. “I vetmi gabim i tij është që një fakt të tillë nuk e ka deklaruar në formular”, thotë Shehu.

https://a2news.com/2020/01/16/operacionet-per-kapjen-e-kajmakut-ish-kryebashkiaku-i-vores-vijon-te-sfidoje-policine/

Sipas tij, kemi ligje që bien në kontradiktë, duke çuar njerëz në pozita të rënda ligjore. “Ligji për dekriminalizimin nuk parashikon sanksione, vendimi i Kuvendi parashikon sanksione. Prokuroria nuk merr për bazë ligjin, por vendimin e KQZ, Prokuroria e Përgjithshme drejton letra në kundërshtim me kërkesat procedurale”, nënvizon avokati që po mbron ish-kryebashkiakun.

Agim Kajmaku u denoncua nga PD dhe pas verifikimeve rezultoi se kishte fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli