Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qëllohet me armë një 23-vjeçar në Elbasan

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 08:41 | Kronikë
Qëllohet me armë një 23-vjeçar në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 01:15 në lagjen "Luigj Gurakuqi" është qëlluar me armë në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë