Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama në Durrës, qytetarët i kërkojnë llogari kur do të jenë gati banesat e reja

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 15:41 | Politikë
Rama në Durrës, qytetarët i kërkojnë llogari kur do

Pas konferencës së përbashkët në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhely kanë vizituar zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Kryeministri informoi komisionerin mbi punën e qeverisë për procesin e rindërtimit, ndërsa ka shtuar se plani është që në këtë qytet të ndërtohen një apo dy lagje, ku do të vendosen personat që kanë mbetur të pastrehë.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri është përballur me një grup banorësh të cilët kanë kërkuar të dinë nga kryeministri afatet se kur do të kenë banesat e reja, pasi prej më tepër se një muaji presin të marrin një zgjidhje përfundimtare.

“Procesi i rindërtimit kërkon kohë e nuk mund të zgjidhet për një afat kaq të shkurtër”, i është përgjigjur kreu i qeverisë banorëve të Durrësit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë