Revoltë për tragjedinë ajrore, japin dorëheqjen gazetaret më të njohura në Iran – A2

Revoltë për tragjedinë ajrore, japin dorëheqjen gazetaret më të njohura në Iran

Për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të ajatollahut Khomenei.

Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe për këtë arsyeje gazetarja e njohur iraniane Gelare Jabbari njoftoi braktisjen e gazetarisë me një status në Instagram, ku shkruan në mënyrë domethënëse, “ më falni, kam gënjyer për 15 vite”.

Një zgjedhje të tillë kanë bërë edhe dy  koleget e saj, po aq të njohura.

Zahra Khatami, pasi falënderoi ndjekësit e saj, deklaroi se “nuk do të kthehej kurrë më në televizion”, ndërkohë që të njëjtin vendim e mori edhe Saba Rad, “pas 21 vitesh pune në radio”.

Reagimi i gazetareve është pjesë e një revolte shoqërore që po përfshin opinion publik më reformator në Iran, që kritikon qeverinë akuzuar se po fsheh edhe njëherë përgjegjësitë për tragjedinë.  

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend.  

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Sipas IGJEUM, magnituda është 4.9 e shkallës Rihter
  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë