Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rezultate të dobëta në PISA 2018, Shahini: Mësuesit dhe universitetet me programe të vjetra

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 22:42 | Sociale
Rezultate të dobëta në PISA 2018, Shahini: Mësuesit dhe

Një muaj pas vlerësimit të provimeve PISA 2018, ministria e Arsimit analizon rezultatet e nxënësve shqiptare. Ministria Besa Shahini fajësoi mësuesit, universitetet për programet e vjetra, por jo tekstet në shkolla, si shkaktare të rezultateve të arritura.

“Ka patur një rezistencë për këto mësues që të punojnë me këto libra ose t’i zbatojnë siç duhet në klasë. Kjo vjen sepse fakultet tona ende përgatisin mësuesit me metoda të vjetra, pra kemi një hendek në ndërlidhjen midis mësuesit në universitet dhe aplikimit të njohurive në shkollë.

https://a2news.com/2019/12/16/shqiperia-rrezohet-ne-pisa-nxenesit-me-zor-kalojne-me-dobet-ne-lexim/

Edhe pse Shqipëria ka rënë me 10 vende në renditje krahasuar me 2015, për ministren e Arsimit  janë bërë  përmirësime në matematike. Shahini nuk ka komentuar rezultatet e dobëta të nxënësve në lexim, ndërsa nga specialistët ato janë shpjeguar edhe si rezultat i “ ndryshimit të metodologjisë nga leximi në letër, në atë me kompjuter, nuk është e thjeshtë të testosh për 2 orë e gjysmë nxënësit me kompjuter, ndërkohë që në Shqipëri zakonisht testet kryen në letër”.

Gjatë konferencës ministrja Besa Shahini la të kuptohet se asnjë reformë nuk ka nevojë për ndryshim apo rishikim. Në 2021 Shahini tha se pret rezultate edhe më të mira. Ndërkaq sipas vlerësimit të PISA 2018, Shqipëria me zor kaloi.

https://a2news.com/2019/12/17/rezultatet-e-pisa-specialistet-arsimi-po-degradon-duhen-reforma-te-thella/

Nxënësit shqiptarë dolën më keq se mesatarja e vendeve të OECAD,  në të tre fushat e testimit, në lexim, matematikë dhe shkencë.

Nga pesë nivele, 15-vjeçarët shqiptarë arritën nivelin e dytë dhe rezultatet më të dobëta i morën në lexim. Ndryshe nga ministria ky rezultat është lexuar me herët nga specialistët të cilët propozuan reforma të thella dhe ndryshim të teksteve në funksion të cilësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë