A do ta donit një karrige si kjo në zyrën tuaj? – A2

A do ta donit një karrige si kjo në zyrën tuaj?

Një kompani në San Francisco është duke u përpjekur të bindë punonjësit e zyrave që të punojnë shtrirë përmes një karrige të madhe që mund të përkulet.

E krijuara nga “Altwork”, karrigia e quajtur “Signature Station” u prezantua për herë të parë në vitin 2016 dhe tashmë kompania sjell një model të përditësuar që kushton 7600 dollarë.

Sipas “Altwork”, të punosh shtrirë i bën shumë mirë qarkullimit të gjakut si dhe mund minimizojë dhimbjet fizike dhe të përmirësojë produktivitetin.