Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ajatollahu sulmon Trump: Klounët amerikanë shtiren sikur mbështesin popullin iranian

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 12:01 | Bota

Me sulmet kundër bazave amerikane në Irak, Irani tregoi se ka mbështetjen hyjnore për t’i dhënë një shuplakë në fytyrë, një fuqie botërore. Kështu u shpreh lideri supreme i Iranit, Ajatollahu Ali Khamanei teksa drejtoi lutjet e së premtes në Teheran, për herë të parë në 8 vjet.

Sipas tij, vrasja e komandantit të forcave elitë Quds tregoi natyrën terroriste të Shteteve të Bashkuara. “Fakti se Irani ka fuqinë për t’i dhënë një goditje të tillë një fuqie botërore, tregon se këtu është dora e Zotit”, tha ai.

Khamenei gjithashtu sulmoi Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, të cilët u shprehën në rrjetet sociale se mbështesnin protestuesit iranianë. “Klounët amerikanë gënjejnë dhe shtiren sikur mbështesin popullin iranian”, tha ai.

Mijëra vetë u mblodhën në hollin e madh të lutjeve në kryeqytetin iranian dhe mbushën rrugët jashtë godinës me thirrjet “vdekje Amerikës”. Megjithatë, autoritetet po përballen me protesta të vazhdueshme nga qytetarët e zemëruar për rrëzimin e avionit ukrainas me 176 pasagjerë.

Manifestuesit kërkojnë largimin e Khameneit dhe kanë mbushur me slogane antiqeveritare muret e qyteti. Kritika të tilla publike mund të dënohen me burg në Iran. Të mërkurën, Presidenti Hasan Rouhani bëri thirrje për unitet kombëtar. Gjithashtu, autoriteteve ne Republikën Islamike u duhet të bëjnë llogaritë edhe me dobësimin dramatik të ekonomisë si pasojë e sanksioneve amerikane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu